KiE rezolutë për Shqipërinë: Duhet dialog konstruktiv

Votimi është kryer me 86 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim. Miratimi i këtij raporti, është një lloj rekomandimi për Shqipërinë.
Para anëtarëve të Këshillit të Evropës është prezantuar raporti nga Volkram Gebel, pjesëtar i ekipit të vëzhguesve të Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.
Në rezolutën e propozuar, ai bëri thirrje që klasa politike të nisë menjëherë dialogun në mënyrë që në zgjedhjen e ardhshme të mos ketë më probleme që ndodhën në zgjedhjet e fundit.
“Dialogu politik ishte një aspekt që autoritetet lokale duhet t’i adresonin njëri-tjetrit si një moment fondamental për demokracinë. Mendoj se gjatë zgjedhjeve në Shqipëri, Kongresi ka sjellë nga Shqipëria atë që ka ndodhur gjatë zgjedhjeve”, tha ai.
“Ne propozojmë që të ketë një forcim të marrëdhënieve midis partive politike për të pasur veprime të harmonizuara midis palëve. Bashkëpunimi midis Komisionit Evropian dhe qeverisë shqiptare ishte i frytshëm. Ky bashkëpunim erdhi nga përfaqësuesit ligjor. Rekomandimi si përfundim sjell se në Shqipëri është bërë një progres i madh dhe një punë e madhe për zgjedhjet e lira. Partitë duhet të kenë dialog konstruktiv dhe bashkëpunim për të pasur në të ardhmen zgjedhje të mira. Rekomandimi është për t’i dhënë një mundësi Shqipërisë se çfarë kërkon nga Bashkimi Evropian”, shtoi ai, duke kërkuar miratimin e kësaj rezolute.
Duke folur rreth raportit, Gebel tha se në zgjedhjet e fundit ka pasur një progres për sa i përket organizimit të votimeve, duke sjellë edhe transparencë gjatë zgjedhjeve.
“Në shumë qytete të vendit, zgjedhjet ishin të ngadalta por transparente. Informimi i qytetarëve ishte i organizuar hap pas hapi dhe në mënyrë transparente. Fushata elektorale ishte me polarizime të debateve, duke reflektuar tensione, duke ndikuar negativisht gjatë ditës së zgjedhjeve. Kjo më pas u reflektua edhe gjatë numërimit të votave. Kjo solli edhe përfundimin e gjithë këtij procesi zgjedhor. Momenti i numërimit të votave solli mjaft tensione. Dy polet partiake sollën interpretimet e tyre. Procesi i numërimit ishte herë pas here edhe i bllokuar”, nënvizoi ai.
“Mund t’iu rikujtojë se në Shqipëri kishte një polarizim të fortë politik. Opozita vraponte që të publikonte rezultatin, përpara se ato të ishin zyrtare”, shtoi gjithashtu. /S.Ll/Start/
2011-10-19 10:52