Plagosje me armë zjarri në qytetin e Bulqizës
Një ngjarje e rëndë është shënuar mengjesin e sotëm në qytetin e Bulqizës. Një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri në periferi të qytetit nga persona ende të paidentifikuar.
Sipas informacioneve, është plagosur shtetasi Qerim Marku i cili është dërguar me urgjencë me helikopter drejt spitalit Ushtarak në Tiranë pasi gjendja e tij shëndetësore është mjaft e rëndë.
Sipas policisë, Marku njihet si person me precedent penal dhe prej një muaji kërkohej nga policia.
Ndërkohë policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.