E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitorja e Putin në Rusi, reagime pro dhe kundër

Zgjedhja e Vlladimir Putin në mandatin e tretë si president është mirëpritur nga disa shtetet fqinje të Rusisë, ndërsa shtetet perëndimore kanë shprehur shqetësimin për raportet për manipulime dhe jokorrektësi në zgjedhjet e së dielës.
 

Liderët nga ish shtetet e Bashkimit Sovjetik në Azinë Qendrore dhe në Kaukaz kanë uruar Putinin, duke shprehur shpresën se bashkëpunimi me Moskën nën udhëheqjen e vazhdueshme të tij, do të sjellë stabilitet në rajonet e tyre.
 

Presidenti afgan Hamid Karzai, ai kinez Hu Xhintao dhe presidentët e aleatëve të Rusisë, Venezuelës dhe Sirisë, githashtu kanë shprehur urimet e tyre.
 

Zyrtarë nga aleanca e NATO-s, Britania, Franca dhe Gjermania, megjithatë, kanë marrë në dijeni zgjedhjen e Putinin, por kanë cituar raportet e vëzhguesve ndërkombëtarë duke thënë se burimet shtetërore ishin përdorur për të mbështetur fushatën e Putini, dhe se nuk ka pasur konkurrencë të denjë mes të kandidatëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›