Durrës, vrasësme pagesë përemigrantin 19 vjeçar
TIRANE- Asnjë gjurmë për vrasësin e Mario Currit. Në vendin e krimit apo nëpër rrugicat e Durrësit nuk është gjetur ndonjë shenjë që të shërbente si pikë nisje për zbulimin e autorit të vrasjes. Për policinë nuk ka pikë dyshimi se ekzekutori i 19 vjecarit Mario Curri është vrasës me pagesë.Vrasja e kryer prej tij ka qenë e studiuar që më parë. Ai fillimisht është njohur me viktimën, pasi Curri jetonte në Itali dhe njihej fare pak në Durrës.Më pas vrasësi ka studiuar lëvizjet e 19 vjecarit.
Vendi pranë sheshit të furgonëve është parë si më arësyeshmi pasi viktima nuk kishte nga të ikte nëse diktonte ndonjë gjë ndërsa autori mund të largohej në disa drejtime që gjendeshin pas shpinës së tij.
Agjentët e policisë kriminale bëjnë të ditur se janë shoqëruar gjatë natës disa dhjetra persona të cilët janë gjendur aty në momentin e vrasjes.
Dëshmitarët kanë dhënë madje detaje fizike të autorit, “një person i gjatë rreth të tridhjetave dhe me pak bark. Pasi kishte kryer vrasjen ai ishte futur nëpër rrugicat ku dikur ka qenë tregu industrial dhe më pas mesiguri që është zhdukur me ndonjë automjet”- rrëfejnë dëshmitarët.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja psitolete të cilat korespondonin me 4 goditjet që kishte marrë viktima. Nga autopsia rezultoi se 1 plumb e kishte qëlluar atë në kokë ndërsa 3 të tjerë nga mesi e poshtë.
Policia thotë se po heton në disa histori të vjetra të pjestarëve të familjes së tij por “kontakti me familjarët ka qenë i vështirë për vetë numrin e viktimave që kanë pësuar brenda një viti.”-tregon një agjent policie. Në janar u ekzekutua i ati i Currit bashkë me nipin.
Vrasjet e pazbuluara të 2010
Vrasja e Mario Currit është e treta ngjarje e pazbuluar deri më tashti nga ana e policisë së Durrësit.
Kështu me datën 2 prill u vra me një breshëri Kallashnikovi në Lagjen Sesere të qytetit të Krujës 50 vjecari Arben Duka i martuar me 3 fëmijë.I cili njihej si një farë Don Zhuani për historitë me femra që kishte pasur në të kaluarën e tij.Deri më sot ende nuk janë gjetur ekzekutorët e tij.
Me datën 14 prill u vra ne unazën e plazhit të Durrësit 35 vjecari Eugert Deliallisi pronar e një diskoje.Për vrasjen e tij ishte ngritur një pritë.Dy vetë me motor të verdhë i zunë atij rrugën dhe e vranë në prani të së fejuarës brenda në makinë.një plumb nuk kurseu as vajzën e cila mbeti e plagosur në këmbë.
Edhe për këtë vrasje policia di fare pak gjëra.Për të mbërritur te vrasja e datës 12 gusht e cila gjithashtu paraqitet si një rast mjaft i vështirë për tu zbardhur.
(Artur Korriku/ NEWS4/BalkanWeb)