E Diel, 1 Nëntor 2026

Himarë, vritet 32-vjeçari, banorët bllokojnë rrugën

Një 32-vjeçar mendohet se është aksidentuar qëllimisht nga disa të rinj në Himarë.
Policia tha se viktima është shtetasi Aristotel Gumi, 32-vjeç, i cili është grindur me disa të rinj nga Vlora. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 kur pas grindjes disa të rinj kanë aksidentuar qëllimisht 32-vjeçarin duke i marrë jetën. Ndërkohë policia ka ndaluar dy shtetasit nga Vlora të cilët shkaktuar aksidentin duke i marrë në pyetje për të sqaruar ngjarjen

Pas kësaj, banorë të Himarës kanë protestuar duke bllokuar aksin rrugor Vlorë-Sarandë. Banorët nuk pranojnë të zhbllokojnë rrugën, ndërsa qindra makina janë në radhë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›