E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta, bllokohetlëvizja e turistëveVlorë- Sarandë

HIMARE- Që prej orës 22. 30 minuta banorët kanë bllokuar me gurë aksin rrugor Vlorë- Sarandë, në zonën e Himarës duke shkaktuar radhë të gjata të makinave të turistëve që frekuentojnë bregdetin jugor. Qindra turistë, me familjet e tyre janë detyruar të kalojnë natën jashtë.

Banorët protestojnë ndaj vdekjes së bashkëqytetarit të tyre i cili u përplas nga një makinë. Ata thonë se 35 vjecari Aristotel Guma është vrarë qëllimisht, se nuk ka qenë aksident dhe kërkojnë drejtësi.

Jemi në kulmin e sezonit veror, dhe bregdeti i jugut, në të gjithë zonën e Vlorës dhe Sarandës është mjaft i frekuentuar.

Në orën 09.00 mësohet se rradhët e makinave në pritje për të liruar rrugën ka vajtur deri në 3 km.
Bllokimi i aksit ka shkaktuar pritje dhe irritimin e turistëve.
“Jemi të bllokuar këtu që prej orës 22. 30 minuta. Dimë që ka vdekur një djalë i ri. është bllokuar rruga kombëtare. Nuk ka intereson fare nëse është vrasje apo aksident. Ta hetojë policia”- thotë një turist për NEWS24.
Turistët të cilët po udhëtonin me autobuzë janë detyruar të vazhdojnë rrugën në këmbë.
Banorët shprehen të vendosur se nuk do të lirojnë rrugën, të paktën deri në orën 12. 00 kur të zhvillohet ceremonia mortore e të riut. Policia nuk ka ndërhyrë.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›