E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, vrasja pas sherrit përfemra, ndalohen dy të dyshuar

DURRËS - Vrasja e Festim Lemjas e ndodhur pas një sherri për femra, ka çuar në pranga dy persona. Burime nga policia e Durrësit, kanë bërë të ditur se, të arrestuar janë Alfred Gjoka, 31 vjeç dhe Baki Huqi, 43 vjeç nga qyteti bregdetar.

Dy të arrestuarit dyshohet se janë personat që kanë qëlluar ndaj 30-vjeçarit Lemja, gjatë natës së datës 8 shtator 2013.

HETIMET E POLICISE
Nga ana tjetër, Policia e Durrësit ka zbardhur vrasjen e ndodhur në fshatin Radë të Shijakut ku mbeti i vrarë Festim Lemja. Sipas të dhënave një zënkë për femra ka shkaktuar një sherr banal mes dy grupe të rinjsh, që më pas ka degjeneruar në vrasjen e 30-vjeçarit Lemja, banor i zonës së Hamallajt në Durrës.

Mësohet se konflikti ka nisur mes të rinjve në diskotekën e zonës, dhe më pas sherri mes tyre është zhvendosur rreth 30 metra jashtë klubit të natës. Policia tha se mes dy grupeve të të rinjve ka patur shkëmbim me armë zjarri, pasi hetuesit kanë gjetur 2 lloje gëzhojash në vendin e ngjarjes.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›