E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja kalendari i javës së 2-të të Superiores

Federata Shqiptare e Futbollit publikoi kalendarin e javës së dytë të Kategorisë Superiore, që pritet me shumë interes nga sportdashësit vendës, për të parë reagimin e skuadrave pas disa rezultateve surprizuese të takimeve të para. Të shtunën në orën 14:00, do të zhvillohen katër sfida, Kukësi-Vllaznia, Laçi-Partizani, Bylis-Kastrioti dhe Tirana-Lushnja. Të dielën do të luhen dy takimet e fundit të javës së dytë, Besa-Teuta dhe Flamurtari-Skënderbeu, ku pa dyshim përballja e Vlorës mbetet më intriguese, për faktin se kampionët në fuqi do të udhëtojnë në një fushë "armiqësore" për ta gjatë 3 sezoneve të fundit.
(a.k/E.Ilnica/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›