Obama: Nëse diplomacia dështon, ushtria e gatshme të godasë
Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama mbajti një fjalim mbi çështjen e Sirisë, duke thënë se askush nuk e vë në dyshim se regjimi i presidentit sirian Asad është përgjegjës për përdorimin e armëve kimike në Siri duke vrarë mbi 1 mijë civilë përfshirë shumë fëmijë. Ai deklaroi se para sulmit ushtarëve të regjimit i janë shpërndarë maska gazi.
Më tej Obama shtoi se nëse Shtetet e Bashkuara nuk veprojnë, armët kimike do të përdoren përsëri dhe këto armë mund të bien në duart e udhëheqësve të tjerë autoritarë dhe në duart e terroristëve dhe mund t’i përdorin ato kundër civilëve dhe ushtarëve amerikanë.
“Pas shumë analizave të kujdesshme kam vendosur se është në interes të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara t’i përgjigjemi përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Asadit përmes një sulmi të kufizuar ushtarak. Qëllimi i këtij sulmi do të ishte parandalimi i përdorimit të armëve kimike nga Assadi, për të eliminuar aftësitë e tij të përdorimit të tyre dhe për t’ia bërë të qartë botës se nuk tolerojmë përdorimin e tyre”.
Për sa i përket propozimit të Rusisë, për vendosjen në kontroll ndërkombëtar të armëve kimike, Barack Obama tha se është herët të flasim nëse do të ketë sukses ky propozim, e rëndësishme është që kriza në Siri të zgjidhet në rrugë paqësore. “Do të bisedojmë me Rusinë mbi propozimin e saj, gjithashtu do të diskutojmë edhe me Kinën, nëse diplomacia dështon ushtria është në gatishmëri të sulmojë.
Por, presidenti Obama tha se megjithëse ai ka autoritetin për të urdhëruar sulmet ushtarake, ai do të kërkojë miratimin e kongresit për një veprim të tillë. Ai tha se beson se “demokracia jonë është më e fortë kur presidenti ka mbështetjen e Kongresit”. Në fund të fjalës së tij Obama kërkoi që të shtyhet votimi nga Kongresi mbi një sulm të mundshëm në Siri.
(a.k/BalkanWeb)