Durrës, vrasja për një femër, Hyskanë burg pa afat për vrasjen e Lilës
DURRES - Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e arrestit "Burg pa afat" për Ardit Hyskën, i cili dyshohet se qëlloi me armë 27-vjeçain Refik Lila. Gjyqi është zhvilluar me dyer të mbyllura. Hyska nuk e ka pranuar autorësinë e krimit, duke pretenduar se ditën e krimit ka qënë në një spital të Durresit me familjarë të tij.
VRASJA QE NDODHI ME 24 PRILL
Konflikti për një femër dha një viktimë në qytetin e Durrësit. 27-vjecari Refik Lila nga Peshkopia dhe banues në qytetin e Durrësit u qëllua për vdekje me armë zjarri tip pistoletë mëngjesin e 24 prillit në lagjen nr.18 të Durrësit, pranë spitalit rajonal.
Dyshohet se autori i vrasjes ishte Ardit Hysko, 24 vjeç nga Durrësi, me precedentë të mëparshëm penalë. Ai u arrestua nga policia e Durrësit mesditën e asaj dite. Sipas të dhënave paraprake, dy të rinjtë fillimisht kanë debatuar me njëri-tjetrin, por më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armës nga ana e Hyskos.
Dyshohet se konflikti mes viktimës dhe autorit ka ndodhur për një femër. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij krimi pas arrestimit të autorit.
Redaksia online
(ar.shqiptarja.com)