Adrijan Gaxha: Muzika, femrat dhe Simba, pikat e mia te dobeta
Pas suksesit te jashtezakonshem me kengen “Ngjyra kuqe”, Adrijan Gaxha duket se do te godase perseri ne shijet e publikut. Nje tjeter kenge po kaq e fuqishme ne tekst, muzike dhe videoklip, ky eshte premtimi qe i ben dashamiresve te muzikes kengetari maqedonas, i cili nuk zhgenjen kurre. “Behet fjale per nje kenge vertete te bukur dhe kjo kenge do te jete si nje vazhdim i “Ngjyra e kuqe” ne videoklip dhe ne bashkepunim me Florjanin e vogel. Shpresojme te shkoje gjithcka mire dhe mezi pres ta lancoj”, shpehet Adrijani i emocionuar per surprizen me te re profesionale. Ndersa kur vjen puna per te folur mbi jeten private, kete here ai shfaqet i rezervuar. Pse? Ka ndodhur dicka mes tij dhe Luanes? Nuk jane me bashke? Jane zene, por mund te bashkohen perseri sic edhe ndodh shpesh me ata te dy? Asgje nuk mund te themi me siguri te plote, por fakt eshte qe Gaxha nuk deshiron qe te permendet emri i saj.
Ne profilin e FB keni lajmeruar qe se shpejti do te kemi nje kenge te re nga ju. Mund te na zbuloni disa detaje Adrijan?
Behet fjale per kengen time te dyte me Florjanin e vogel. Eshte kenge e produksionit tim dhe tekstin e ka bere Bujar Idrizi, i njejti tekstshkrues qe ka bere edhe ate te “Ngjyra e kuqe” dhe mund ta them lirisht qe mezi po pres ta lancoj. Behet fjale per nje kenge vertete te bukur dhe kjo kenge do te jete si nje vazhdim i “Ngjyra e kuqe” ne videoklip.
Pas suksesit te jashtezakonshem qe kishte kenga “Ngjyra e Kuqe” mendoni se kjo e radhes do ta thyeje rekordin e saj?
Kjo eshte nje pune qe asnjehere nuk i dihet. Une di vetem qe kjo kenge eshte punuar me shume zemer dhe inspirim. Jam munduar qe te jete sa me e mire ne produksion, stil dhe videoklip. Besoj do jete kenge cilesore.
Cfare mendoni se e ka bere kaq te dashur per publikun kengen “Ngjyra e kuqe”?
Ne vend te pare definitivisht puna, sepse mendoj qe eshte kenge shume e bukur. Me te vertete jam munduar per kete kenge qe te tingelloje sa me bukur dhe qe ta prezantoj Florjanin sa me mire. Mendoj se ka qene nje pakete e plote.
Sikurse kenga edhe videoklipi erdh’ mjaft i realizuar. E kujt ka qene ideja e skenarit-fabules dhe a ishit i sigurt per pritshmerine e saj sikurse per kengen?
Klipi eshte punuar nga videoproduksioni “Entermedia” dhe pike se pari isha shume i lumtur qe ato e pelqyen kete kenge dhe filluan menjehere punen me klipin. Kane dhene shume zemer dhe maksimumin e tyre per kete videoklip dhe kete fakt e vleresoj jashtezakonisht shume. Suksesin e klipit te jem i sinqerte nuk e kam pritur qe do ishte kaq i madh, por sigurisht qe me ka gezuar ky fakt.
Eshte perfolur qe teksti i kenges eshte nje dedikim personal, konkretisht per te dashuren tuaj, Luana Vjollca, qe asokohe flitej se ishit te ndare?
Mendoj se kenga e bukur cdo here behet me inspirim. Edhe une kur e kam krijuar kete kenge jam inspiruar nga dicka, por nuk dua te prononcohem per kete pjese. Dua te mbetet personale, por kryesorja eshte qe kenga te pelqehet. Kjo ka me shume rendesi per mua.
Kur keni nisur te merreni me te Adrijan?
Me duket se qekur kam lindur (qesh). Qe ne moshen 6-vjecare.
I mban mend daljet e tua te para publike? Si i kujton ato?
Po i mbaj mend te gjitha detajet. Per here te pare para publikut kam dale ne moshen 7-vjecare me violine ne dore. Di qe ka qene nje stres i madh per mua, pasi kisha shume emocione, ndersa muziken pop kam filluar ta levroj pak me vone, konkretisht nga mosha 12 vjec, ku kam kenduar per here te pare ne nje festival per femije ne Shkup.
Cdo kengetar ka nje kenge te preferuar dhe qe e vecon nga te tjerat ne repertorin e tij. Po ju cilen doni me shume?
Baladat jane te preferuarat e mia dhe qe do te mbesin cdohere ne zemren time. Kenga, “Me mungon” do mbetet nje prej kengeve me te dashura qe kam bere nder vite.
E keni arritur suksesin qe keni deshiruar kohe me pare Adrijan?
Suksesi i njeriut eshte kur ben ate qe me te vertete do me shume dhe kur eshte i lumtur. Kjo ka rendesi dhe besoj qe une ia kam arritur qellimit avash-avash (qesh).
Cilat jane qellimet qe i ve vetes profesionalisht nje kengetar si ju?
Qellimi i rendesishem eshte ajo qe ceka ne pergjigjen me lart, pra qe te besh ate qe me te vertete do me shume.
Tregu boteror eshte ne planet tuaja dhe a e shikoni veten qofte dhe pas disa vitesh pjese te saj?
Kam shijuar edhe treg nderkombetar ne muzike. Kam kenduar ne disa shtete te tjera dhe nuk dallon shume prej tregut ku ne jemi sot. Pastaj te nesermes nuk i dihet asnjehere ku do jemi dhe sa te suksesshem do te jemi ne punen qe bejme. Di vetem qe duhet t’i mbajme endrrat tona ne vend te pare dhe te punojme sa me shume qe t’i bejme realitet.
Mendoni se jeni i famshem dhe cili eshte koncepti juaj per FAMEN?
Po jam i famshem, por vetem kur kenga ime behet hit, ndersa ne momentin qe kenga harrohet harrohesh edhe ti bashke me te. Pikerisht per kete fakt them se, fama eshte dicka relative dhe qe nuk ia vlen te behesh rob i saj, sepse te drejton ne rruge te gabuar.
Ku eshte me i famshem Adrijani, ne Shqiperi, Kosove, apo Maqedoni?
Varet ku eshte bere me shume hit kenga ime.
Dhe nga cili prej ketyre tre vendeve ka arritur te vleresohesh me shume, qofte edhe me cmime artistike?
Nuk mund te vecoj, sepse une kam lindur ne Maqedoni, kam punuar shume ne kete vend dhe normal ketu kam marre shume cmime ne Festivale. Mendoj se jam i vetmi qe kam fituar festivale edhe ne Shqiperi edhe ne Maqedoni.
Cfare e ben nje kengetar si ju te suksesshem?
Mendoj se puna me shume dashuri e ben nje artist te suksesshem. Ka ardhur nje kohe qe duhet te eksperimentosh dhe te provosh ne shume zhanre. Edhe keto sjellin suksesin.
Muzika qe beni ju eshte komerciale, jeni ndjere ndonjehere i kritikuar dhe si keni reaguar?
Muzika komerciale eshte muzike qe pelqehet dhe prodhohet me se shumti kohet e fundit dhe kjo gje eshte e bukur, sepse mund t’i shijosh edhe stilet e tjera te muzikes dhe te mesosh njekohesisht dicka me teper. Ndersa kritika do te kete gjithmone… edhe te mira edhe jo te mira, por mendoj se duhen pranuar me shume pozitivitet se jane gjera normale.
Bashkepunimet tuaja me te suksesshme?
Kam pasur disa bashkepunime dhe gjithcka ne kohen e vet, sidomos kjo e fundit me Florjanin mendoj se ka qene shume i suksesshem, por nuk mund ta mohoj edhe bashkepunimin me Tamaren, ku fituam Festivalin e Eurovisonit ne Maqedoni para kater vitesh.
24 oreshi i Adrijan Gaxhes, si eshte?
Cdo here i ndryshem, sidomos kohet e fundit nuk dihet ku zgjohem e ku do fle: shkaku jane koncertet e shumta, por mundohem qe t’ju permbahem disa ritualeve te mia qe i kam brenda dites, si, p.sh vrapimi , fitness-i dhe puna ne studio.
Pushimet me te bukura qe keni bere?
Pushimet me te bukura per mua jane aty ku eshte familja ime dhe kafshet, te cilat i dua shume. Nuk ka gje me te bukur, sesa keto pushime.
Cfare eshte femra ne syte dhe kendveshtrimin tuaj?
Femra eshte krijesa me e bukur qe Zoti ka krijuar, sepse Femra me ka krijuar edhe mua.
Elegante, apo te mbushura fizikisht?
Secila femer ka pamjen, stilin dhe bukurine e saj. Mua me pelqejne detaje te tjera qe jane shume me te rendesishme, sesa keta dy elemente siperfaqesore. Duhet te kaloje shume kohe qe t’i vije radha pamjes fizike.
Bionde, apo brune?
Si ngjyra ime (qesh).
Eshte romantik Adrijani dhe cili ka qene gjesti me romantik qe keni bere ndonjehere?
Gjesti me romantik qe kam bere ishte kur i bleva Iphone 5 asaj (qesh). Bej shaka, por mendoj se jam romantik aq sa duhet. Ka pasur shume gjera qe me bejne romantik dhe te gjitha kane qene spontane, por nuk i mbaj mend. Une e dua shume Tangon dhe kam qejf ta vallezoj kudo qe te jem me femren time, pa marre parasysh ku gjendem dhe a ka muzike ne sfond. Edhe ky eshte nje gjest romantik, apo jo?! (qesh).
Dukeni shume i lidhur me kafshet. Mbani kafshe ne shtepi ju dhe c’lloj konkretisht?
Kafshet jane jeta ime, sidomos ato te rruges qe s’ka kush kujdeset per to. I kam pike te dobet, ndersa ne shtepine time mbaj 5 kafshe, qe jane kater mace dhe nje qen, qe quhet Simba.
Per here te pare “Miss Univers Albania” flet per lidhjen e saj te dashurise
Adrola Dushi: Jam e lumtur, me pelqen ta jetoj hapur lidhjen time
Albina Gjergji
Prej disa muajsh i gezohet titullit “Miss Univers Albania” dhe pak kohe me pare perfaqesoi denjesisht vendin tone ne spektaklin e madh “Miss Univers” te zhvilluar ne Las Vegas, Amerike. Adrola Dushi eshte nga ato vajza qe nuk kenaqet me pak. E lumtur nga fakti qe u shpall me e bukura e tokes shqiptare ajo kerkon qe ky titull te mos mbetet vetem ne kuadrin e se bukures, por ne te ardhmen deshiron te vleresohet edhe per talentin e saj si nje arkitekte e zonja. E lindur dhe e rritur ne nje qytet me vlera kulturore-historike, Dushi rrefen ne kete interviste qe Rresheni do te mbetet vendi me i dashur dhe qe i ka dhuruar nje femijeri qe cdo femije do ta kishte zili. E cilter dhe me nje thjeshtesi qe karakterizon natyren e saj, per “Koha Jone” ajo zbulon edhe nje te re nga jeta private. Po shijon nje lidhje me nje djale, emrin e te cilit per momentin preferon te mos e beje publik. Eshte e lumtur dhe ndryshe nga Miss-et e tjera shqiptare, te cilat shfaqen shume te rezervuara ne kete aspekt, ajo na tregon se, edhe pse vjen nga nje vend i vogel nuk e ka problem qe dashurine e saj ta jetoje hapur, pa siklete dhe paragjykime.
Nje Miss Univers Albania nga Rresheni. Sa dhe si mendoni se e keni shfrytezuar kete cmim Adrola?
Eshte dicka e mrekullueshme ta kesh kete kurore. Me ka ndihmuar shume e mendoj ta shfrytezoj sa me shume per endrrat e mia qe kam patur qe e vogel. Ky eshte me te vertete nje hap i madh drejt kesaj rruge.
Dukeni mjaft e lidhur me vendlindjen tuaj, por jetoni ne Tirane. Kur ka qene hera e fundit qe e keni vizituar Rreshenin?
Me pelqen shume ta vizitoj vendlindjen time, sepse kam te afermit e mi atje. Hera e fundit qe isha ne Rreshen, ka qene para pak ditesh me familjen time qe kishte ardhur nga Amerika.
Pak dite me pare ne kete qytet eshte zhvilluar konkursi i bukurise “Miss Mirdita”, ku ju ishit anetare jurie. Si ishte prurja e sivjetshme dhe cfare vecorie vleresoni me shume nga bukuroshet mirditore?
Ishte nje spektakel shume i realizuar, me te gjitha kushtet e mjaftueshme per te organizuar kete konkurs bukurie. Ishte nje eksperience shume e bukur per mua, pasi ishte hera e pare qe gjendesha ne pozicionin e jurise. U befasova shume dhe ngela shume e kenaqur nga pergatitja e konkurrenteve ate dite.
A ka nje tradite te mirefillte spektakli bukurie Mirdita?
Ky spektakel u realizua per here te pare kete vit, duke qene se per here te pare kurora e bukurise shqiptare shkoi ne Mirdite. Shpresoj qe ky konkurs bukurie te ngelet ne tradite, sepse Mirdita ka shume njerez te bukur.
Me cfare jeni e angazhuar momentalisht dhe a e ke nje projekt ne mendje?
Per momentin jam shume e angazhuar me shkollimin tim, se do me sherbeje per te ardhmen time ne kete rruge qe kam nisur. Gjithashtu jam marre me disa sfilata, si brenda dhe jashte vendit.
Te ka hapur dyer fakti qe je e bukur dhe shpallja Miss?
Shume dyer pres te me hapen me shume nga inteligjenca dhe shkollimi ne te cilin jam e fokusuar, por pse jo edhe te qenurit e bukur ka vleren e padiskutueshme te saj. Pershtypja e pare qe le tek njerezit eshte shume e rendesishme.
Ka disavantazhe te qenurit Miss?
Nuk mendoj se ka disavantazhe. Perkundrazi.
Po avantazhet, cilat jane?
Eshte nje ndjesi e mrekullueshme te jesh Miss, por si avantazh mund te permend faktin qe mund te perfshihesh ne boten e spektaklit, te se bukures dhe artit. Pastaj fakti qe je e bukur te ben te ndjehesh me e sigurt kudo, qofte ne daljet publike, qofte edhe ne jeten e perditshme. Sigurisht nuk e shoh bukurine si dicka primare, pasi jane vlerat njerezore ato qe e bejne nje femer te bukur, megjithate… ka shume avantazhe te qenurit e tille.
Pas shpalljes Miss Universe Albania, perfaqesimi juaj i radhes ishte ai ne Miss Univers i zhvilluar ne Las Vegas. Na flit pak per kete eksperience. Cfare more dhe cfare dhe ne kete gare?
Ishte nje pervoje e mrekullueshme te isha pjese e ketij evenimenti kaq te madh, ku takova njerez qe vinin nga kultura dhe vende te ndryshme. Ishte emocion i vecante, pasi nga nje vajze e thjeshte e rritur ne nje qytet te vogel, shume shpejt u shpalla Miss Albania dhe me krenari perfaqesova vendin tim me rastin e 100 Vjetorit te Pavaresise.
Si ishte konkurrenca e atje? Ndjeje rivalitet?
Ai konkurs perfaqesohej nga vajzat me te bukura te 89 shteteve, ku normal rivaliteti ishte i madh, por kam ngelur e kenaqur nga miqesia qe krijuam me njera-tjetren edhe pse ishim konkurrente.
Vendi me i bukur qe keni vizituar gjate kesaj pervoje?
Padyshim Las Vegas, qyteti i dritave sic e quajne ndryshe. Ishte me te vertete nje vend i mrekullueshem, vend perrallor. Shpresoj ta vizitoj prape sa me shpejt.
Familja juaj jeton ne Amerike, ishin ato ne spektakel per t’ju mbeshtetur?
Po, kjo eshte dicka qe me ka emocionuar dhe mrekulluar pafund. Kur shihja vellane tim, duke bere tifo per mua emocionohesha shume. Ata jane jeta ime.
Cfare vlereson me shume tek vetja ne karakter?
Nga vleresimet qe me bejne te tjeret them se ciltersine dhe thjeshtesine.
Ka nje pike te dobet dhe te forte Adrola? Cilat jane ato?
Emocionet jane pika ime e dobet, besimi ne vetvete pika ime e forte.
Ambiciet, deshirat, qellimet e nje Miss si ju, cilat jane ato?
Perfundimi me sukses i studimeve, venia ne jete e dijeve dhe profesionit per te cilin do te diplomohem, si dhe te jem dikushi ne jete. Keto jane kryesoret per mua, por sigurisht nuk mbetet pas edhe deshira per te qene gjithmone prane se bukures, spektakleve te saj dhe modelingut deri diku.
Modelingu, sa e dhene jeni pas kesaj fushe?
Me pelqen te sfiloj, por nuk e shoh te ardhmen time ne kete fushe edhe pse te gjithe me thone qe jam perfekt. Sfiloj thjesht per hobi.
Modelja juaj e preferuar?
Nuk eshte se kam patur ndonje idhull qe me inspiron, por mesa kam pare, Naomi Campbell me pelqen per bukurine e saj te vecante.
Sfilatat ku keni marre pjese dhe ofertat qe keni marre per te qene imazh i ndonje reklame keni pasur? Kam patur shume oferta per te qene imazh i shume kompanive si ne Shqiperi, ashtu edhe ne Kosove, derisa pranova te behem imazh I nje marke te re jeans, duke qene se me pelqen te jem pjese e lindjes se dickaje te re.
Fotografia. Sa e lidhur jeni me te?
Jam shume e lidhur me fotografine, pervec rasteve kur perdoret photoshop ne fotot e mia.
Fotografi juaj i preferuar?
Ne bote padyshim duararti Fadil Berisha, ndersa ne Shqiperi Renuar Locaj.
Po fotomodelja me e mire sipas syrit tuaj?
Une mendoj Miss Kosova, Diana Avdiu.
Jeta private e nje vajze nga Mirdita? Flitet hapur per te, apo eshte akoma tabu per t’u ndare me lexuesin?
Perderisa une jam e lumtur nuk ka tabu per mua. Me pelqen te flitet hapur per dicka qe me gezon.
I druheni gazetareve sa i takon zbulimit te dickaje nga jeta juaj private?
Nuk i druhem, pasi me pelqen ta shijoj lidhjen time hapur, pa siklete, te bukur ashtu sic eshte.
Si duhet te jete mashkulli ideal i Adroles dhe cfare nuk do te toleroje ne karakterin e tij?
I urrej meshkujt burracake. Ideali me ben te qesh cdo dite. Eshte i mire shume.
A jane kavaliere meshkujt shqiptare sipas jush Adrola?
Meshkujt kavaliere i mungojne Shqiperise, pavaresisht se une e kam nje mashkull te tille.
Keni shume shoqeri?
Po kam plot, por shoqeria ime e ngushte eshte mjaft e kufizuar.
Cilen vleresoni me shume, shoqerine e vjeter, apo ate te re?
Sic thote nje fjale e urte, "Miq te rinj zer, por te vjetrit mos i harro”. Keshtu jam edhe une!
Kujtimet me te bukura qe ruani nga vendlindja juaj?
Padyshim jane dy dasmat e vellezerve te mi te mrekullueshem.