E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohen pemet ne parkun e burkut te Viroit

Te pakten 100 rrenje drusore te llojit “bli aromantik” u mbollen dje ne piken turistike te Viroit fale mbeshtetjes se Bashkise se Gjirokastres. Flamur Bime, kryetari bashkise, tha se ka ardhur koha tashme qe mjedisi te shihet me perparesi nga drejtuesit lokale dhe kjo nisme tregon se banoret e qytetit te gurte jane pajtuar me kete realitet, duke u organizuar ne menyre vullnetare per mbjelljen e pemeve. “Permiresimi i cilesise se mjedisit dhe shtimi i hapesirave shlodhese ne qytetin historik, do te vijoje te mbetet nje nga synimet kryesore te pushtetit vendor”, tha Bime. Sipas tij, parku i Viroit, rreth 3 km larg Gjirokastres, prej shume vitesh ka mbetur jashte vemendjes se institucioneve per shkak te konflikti midis Komunes Cepo dhe Bashkise se Gjirokastres. “Aksioni per mbjelljen e fidaneve do te vazhdoje edhe per tre dite te tjera, duke e perfunduar ate deri pyllezimin e te gjithe zones qe shtrihet ne pjesen jugore te kalase se qytetit dhe parashikohet te mbjellen rreth 1500 fidane", theksoi Bime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›