E Diel, 1 Nëntor 2026

Blerta Shabani: “Gjeniu i vogel” nje trampoline e shkelqyer ne rrugen e kenges Yllka Selita

Megjithese eshte ende e vogel, ajo te befason jo vetem me zerin e saj, por edhe me mendimet. Duket se sot me zhvillimin e teknologjise edhe femijet jane bere me te zgjuar, aq sa te duket se po flet me te rinj dhe jo me femije 10-11 vjecare. Ne nje interviste per suplementin “Koha Tjeter” vjen nje nga konkurrentet e superspektaklit “Gjeniu i vogel”, Blerta Shabani, qe tregon emocionet e skenes.

Ishte deshira jua te ishit pjese e “Gjeniut te vogel”, apo e prinderve te tu?

Deshira per te qene pjesemarrese ne spektaklin “Gjeniu i vogel” ka qene e imja fillimisht po dhe e familjes sime sigurisht. Sepse duke qene ne nje moshen tone, sigurisht qe ne kemi nevoje qe te na shoqerojne edhe prinderit dhe pa mbeshtetjen dhe deshiren e tyre, nuk mund te isha sot pjese e Gjeniu.

A keni marre here tjeter pjese neper kompeticione te tjera, apo kjo eshte eksperienca juaj e pare?

Gjeniu nuk eshte eksperienca ime e pare po kam marre pjese, prej 3 vjetesh ne aktivitetet e Qendres Kulturore te Femijeve Durres, e po ashtu vitin e kaluar ne festivalin e shkodres me kengen “Si Hana Montana”.

Cfare mendoni kur jeni ne skene dhe prisni qe te degjoni emrin tuaj nga juria per te vazhduar konkurrimin?

Ne momentin qe presim te na perzgjedhe juria, jemi shume te emocionuar dhe presim me ankth te na thone emrin, nuk mendoj ndonje gje ne vecanti pasi emocioni eshte aq i madh sa te duket se po te ndal zemra.

Kam vene re se ju gezoheni per konkurrente qe mbeten ne gare dhe qani per ata qe largohen, kaq miq beheni ju me njeri-tjetrin?

Eshte e vertete qe gezohemi kur perzgjidhen femijet e tjere se kemi krijuar nje afrimitet te madh me njeri-tjetrin. Pikerisht per kete edhe mallengjehemi ne momentin qe nje nga shoket apo shoqet tona le garen, ndaj kur shikojme ata qe qajne edhe ne s’mund t’i mbajme lotet.

Gjate kesaj kohe ju po rrini ne Tirane, nuk shkoni ne shkepute tuaja?

Po megjithese une jam nga qyteti i Durresit, keto kohe po rrime ne Tirane, sepse jemi shume te angazhuar me prova ketu ne spektakel. Ne rrime te gjithe femijet e spektaklit te kolegji “Kristal”, jemi gjithe kohen bashke.

Po me shkollen si po shkoni?

Une vazhdoj Kolegjin “Turgut Ozal” ne Durres dhe shkoj ne shkolle 2 here ne jave, ku testohem per lendet mesimore, sigurisht duke mesuar rregullisht ditet tjera vete, sepse e dua shkollen dhe i kam te gjitha notat 10.

Si ndiheni kur shkoni ne qytetin tuaja?

Kur shkoj ne qytetin tim ne Durres, familjaret, miqte, shoket e klases me pergezojne per performancat e mia te Gjeniu dhe jane krenare per mua. Kjo me ben te ndihem shume e lumtur edhe mua njekohesisht.

A ndiheni ju tashme paksa te famshem?

Nuk mendoj qe jam bere e famshme, por spektakli “Gjeniu i vogel” eshte nje trampoline e shkelqyer ne rrugen e kenges, te cilen e dua shume dhe deshiroj qe ne te ardhmen te behem nje kengetare shume e mire dhe atehere, po qe do jem dhe e famshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›