E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane zjarr e shperthime tek Tregu Ushqimor


Shpërthime të fuqishme fishekzjarresh, që kanë ardhur si pasojë e një zjarri, janë regjistruar në zonën e Tregut Ushqimor në Tiranë.

Mësohet se zjarri, për motive ende të panjohura, ka rënë në një magazinë që mbante lodra fëmijësh dhe është zgjeruar duke marrë përmasa të mëdha.

Për shkak të gjendjes së rënduar, forcat e policisë me të mbërritur në vendin e ngjarjes kanë evakuar me shpejtësi banorët e zonës.

Sipas burimeve policore, për vendosjen nën kontroll të flakëve janë angazhuar dhjetë makina zjarrfikëse. Autoritetet njoftojnë se për fat të mirë nga zjarri dhe shpërthimet që vazhdojnë nuk ka persona të lënduar, por dëmet materiale janë të mëdha.

Frika më e madhe është se flakët mund të përfshijnë një pikë karburanti që ndodhet aty pranë, ndërkohë që disa biznese të vogla janë shkrumbuar.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, për të mbikëqyrur dhe koordinuar nga afër operacionet për shuarjen e zjarrit masiv.

Forcat e zjarrfikësve, në mbështetje të të cilave kanë mbërritur edhe kolegët nga qytetet e tjera të afërta me kryeqytetin, shprehen optimiste se shumë shpejt situata do të vihet nën kontroll. 

Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe një makinë ushtrie e po ashtu edhe ambulanca, për t'i ardhur në ndihmë ndonjë personi nesë do të jetë e nevojshme.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Durrës, vritet armë 40-vjecari
Një person është vrarë me armë zjarri në një lagje periferike të qytetit bregdetar të Durrësit. Aksidenti në Tiranë, vdes një prej vajzave të plagosura
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Tiranë kur dy mjete janë përplasur ballë për ballë. Humbën jetën në kampet naziste
Ashtu si cdo 20 nëntor edhe këtë vit janë përkujtuar në Durrës të rinjtë që u internuan në  Mathauzen dhe kampet e tjera të përqëndrimit nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Aksident rrugor në Kukës, një i vdekur
Nga përplasja e tre automjeteve në Kukës, një person humbi jetën dhe 8 të tjerë u plagosën lehtë. Kakavijë, ndalohen 10 kilogramë marijuanë
10 kilogramë marijuanë u sekuestruan ditën e dielë, pas një kontrolli të kryer nga policia kufitare në pikën doganore të Kakavijës.


Lajmet kryesore

Vendi drejt krizës energjitike
Nuk ka prodhim në vend dhe as para për të importuar
Zgjedhjet, bashkohen të “vegjëlit”
Dritan Prifti dëshmon në gjyq
Bashkia: Të identifikohen fëmijët në nevojë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›