E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, vritet me armë zjarri 20-vjecari

DURRËS- Një person ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri tip pistolete. Viktima mësohet të jetë 20- vjecari Arbër Bardhi nga Durrësi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen 4 në qytetin e Durrësit prapa një kompleksi tregtar, ndërkohë që mësohet se i riu ishte duke ecur në rrugë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se megjithëse Bardhi u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit nuk mundi të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra në trup.

Ndërkohë që bëhet e ditur se nuk dihen shkaqet dhe autorët e ngjarjes së rëndë.

Menjëherë në vendgjarje ka mbërritur policia e cila ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve te vrasjes së 20-vjecarit.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›