E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, reshjet e shiut përmbytin rrugët, uji 30 cm

LEZHË- Rikthehen reshjet e dendura të shiut në Lezhë, duke krijuar probleme në qarkullimin rrugor. Gjatë orëve të mesditës reshjet e rëna në mënyrë të pandërprerë shkaktuan përmbytje të rrugëve të qytetit të Lezhës.

Si rezultat i reshjeve është vështirësuar qarkullimi në rrugët e qytetit për afro 30 minuta, pasi vërshimet e ujrave kanë zaptuar rrugët. Situata më problematike është paraqitur në bulevardin “Gjergj Fishta”, në rrugën “Kosova” si edhe atë “Frang Bardhi”. Lartësia e ujit arriti në mbi 30 cm, si pasojë në lagjen “11 Janari” dhe “Beselidhja” u bllokuan për disa minuta hyrjet e të gjitha pallateve.

Ky bllok banimi për shkak të nivelit të ulët në çdo rast reshjesh përballet me përmbytje masive.

Ndërkaq vështirësi janë ndeshur edhe në rrugën Lezhë-Shëngjin në afërsi të superstradës Lezhë-Tiranë, ku rruga është përmbytur në një gjatësi të konsiderueshme të saj.

(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›