E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, vritet me thikë 15-vjeçaripas një sherri tek sektori "Iliria"

Të tjera rreth shkrimit Elbasan, 4 thika 17-vjeçarit DURRES - Një sherr mes dy të rinjve ka përshkallëzuar deri në përdorimin e thikës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen edhe njëri prej tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në është zonën e plazhit në Durrës, në sektorin “Iliria”. Pas një zënke për motive banale 21 vjeçari Xhulio Leka ka goditur me thikë 15-vjeçarin, Fatos Daci.

15-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, por pavavërësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra.

I riu ka ndëruar jetë në spitalin e Durrësit, ndërsa policia e mbëritur menjërë në vend ngjarje kanë nisur kërkimet për kapjen e autorit.

Vetëm pak minuta pas ngjarjës së rëndë, forcat blu të Durrësit, kanë bërë të mundur arrestimin e autorit.

Redaksia Online
(e.s/s.g/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›