E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, kapen 5 kg heroinë në port me destinacion Italinë

VLORË - Policia kufitare e Vlorës sekuestron një sasi prej 5 kg heroinë. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:10 kur do të bëhej dhe nisja e tragetit drejt Italisë.Pasi kishin hyrë të gjitha automjetet për në traget, në rradhë ndodhej dhe automjeti i fundit tip BMW, me targa Vl 7393C dhe nga kontrolli i ushtruar, specialistë të policisë kufitare kanë vënë re se diçka nuk shkonte nën sediljen e pasme të këtij automjeti ngjyrë gri.

Policia kufitare ka përdorur dhe qentë antidrogë për të vertetuar se kishte sasi lënde narkotike apo jo , dhe kur qeni ka reaguar, automjeti është shoqëruar në ambjentet e kontrollit fizik dhe teknik pranë policisë kufitare.

Tek sedilja e pasme janë vënë re katër pako, ku brenda tyre ndodheshin të ndara në nga dy pako, sasia e lëndës narkotike. Policia kufitare, sëbashku me specialistë të antidrogës, kanë specifikuar lëndën narkotike, e cila ishte e llojit heroinë dhe më pas është shoqëruar dhe drejtuesi i automjetit, 61-vjeçari Edmond Andoni, i cili aktualisht po merret në pyetje nga specialistë të drogës.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›