E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, sherr në shkollë për një vajzë, 4 thika 17-vjeçarit

ELBASAN - Plagoset me thikë një 17-vjeçar brenda mjedisve të shkollës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në mjediset e shkollës së mesme “Jeronim De Rama” në Elbasan, teksa 17-vjeçari K. Llozi u plagos me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, po 17 vjeç, me inicialet E.M. nga fshati Jagodinë. Sipas autoriteteve të policisë së qytetit, i plagosuri nuk ishte nxënës shkolle, por banor i lagjes pranë shkollës. Sherri mes dy adoleshentëve ka nisur në mjediset e shkollës dhe më pas ka precipituar jashtë saj, ku adoleshenti agresor i ka dhënë 4 goditje me thikë në bark, në qafë dhe në kurriz K.Llozit. Ky i fundit është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak nga ku raportohet se është në gjendje të rëndë. Nga policia mësohet edhe që është arrestuar autori E.M., e që objekt i sherrit ka qenë një vajzë.

Redaksia Online
(ma.shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›