Durrës, zjarr në bodrumin e Urgjencës, një pacient i asfiksuar nga tymi
DURRËS- Një pjesë e spitalit të Durrësit, më konkretisht bodrumi i pavionit të Urgjencës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Për pasojë e gjithë Urgjenca, personeli dhe pacientët janë evakuuar, pas përhapjes masive të tymit.
Nga tymi i befasishëm, mësohet se një pacient është asfiksuar. Atij i është dhënë ndihma e parë dhe po qendron jashtë ambienteve të urgjencës ashtu si edhe pacientët e tjerë bashkë me personelin.
Forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë po hetojnë për të gjetur vatrën e zjarrit dhe për ta vënë atë nën kontroll. Shkak për zjarrin dyshohet një shkëndijë elektrike në kabinën e nëndheshme të energjisë, por ende mbetet për tu verifikuar.
LAÇI: ZJARRI NËN KONTROLL NUK PËRBËN RREZIK
Ora 18:50- Kreu i Shërbimit të Zjarrfikësve, Dilaver Laç në një komunikim telefonik në News 24, sqaroi se situata e krijuar nga zjarri i rënë në bodrumin e Urgjencës së Durrësit, nuk përbën rrezik për personat që ndodhen atje.
Sipas Laçit, zjarri është vënë në kontroll dhe po punohet për shuarjen e tij.
“Në bodrum ka mjete plastike, ka një shkëndijë që ka nxjerrë tym të zi. Është në kontroll, zjarri nuk përbën rrezik për asnjë person. Brenda disa minutash do gjenden shkaqet e rënies së tij”, tha Laçi.
(m.a/BalkanWeb)