Plani rus për armët në Siri, Kerry: Nuk mund të presim gjatë
SHBA- “Nuk mund të ketë një zgjidhje politike për krizën siriane nëse Assad do vazhdojë të përdorë armë kimike”.
Kështu ka deklaruar sot Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, duke nënvizuar se SHBA presin të njihen me planin rus, për sa i përket dorëzimit të armëve kimike nga Damasku, me qëllim shkatërrimin e tyre.
“Por nuk mund të presim gjatë për detajet e këtij plani”, ka shtuar më tej Kerry.
"Ne nuk kemi zgjidhje tjetër, veçëse t’i përgjigjemi regjimit të Assad", tha ai.
(m.a/BalkanWeb)