Fier, zjarri përfshin mbi 20 ha pyjeme pisha dhe kullota
FIER - Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë dhjetëra hektarë pyje në fshatin e Darzezës në rrethin e Fierit.
Zjarri i rënë në mesditë ka shkrumbuar deri tani mbi 20 ha pyje me pisha dhe kullota, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Terreni i thyer malor nuk ka lejuar forcat e zjarrëfikësve të ndërhyjnë për neutralizmin e flakëve, ndërsa zjarri është favorizuar edhe nga era e fortë.
Zjarri ka nisur fillimisht në bregdetin e Darzezës, për t'u përhapur më pas përreth në një gjatësi prej 4 km dhe një gjerësi prej rreth 500 metrash.
Zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa situata po monitorohet edhe nga forcat të shumta policie.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)