E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres/Mungesa e higjenes mbyllet kopshti me 200 femije

 Një kopësht me 200 fëmijë në qytetin e Durrësit është mbyllur për shkak të kushteve të higjenës. Masa ekstreme eshtë marrë nga inspektoriati i Higjenës në Drejtorinë e Shëndetit Publik ne Durrës, të cilët pas një kontrolli të ushtruar ne kopështin numër 3, kanë evidentuar se brenda ambjenteve të kopështit ka parazitë të ndryshëm, të cilët vënë në rrezik shëndetin e fëmijëve. Nga ana e inpsektoriatit të higjenës është bërë proceverbi përkatës me vendim mbyllje, deri në desifiktimin e plotë të ambjenteve.

Inspektorët e higjenës kanë ushtruar gjithashtu kontrolle në shkolla dhe cerdhe te rrethit te Durresit, ku janë lënë detyra konkrete me shkrim drejtorive përkatëse, ndersa janë lajmëruar komunat dhe bashkitë e rrethit Durrës për masat që duhen marrin.

Problem ne disa shkolla te qytetit mbetet infrastruktura e dobet, lageshtira gjate stines se dimrit por edhe moslyerja e ambjenteve shkollore prej vitesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›