Shkoder/ arrestohet nje 20- vjecar per lende narkotike
Policia e Shkodrës arrestoi sot një 20 vjeçar nga Vau i Dejës, i akuzuar për "prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Sipas Policisë së Shkodrës, 20 vjeçari Mirjan Ndoj, banor i fshatit Mjedë, Vau i Dejës, nuk i është bindur policisë në një pikë kontrolli dhe ishte larguar me shpejtësi me automjetin e tij, ndërkohë që vetëm pak kilometra larg vendit të ngjarjes, është arrestuar nga policia.
Gjatë kontrollit në automjetin e tij, Policia sekuestroi 72 gram lëndë narkotike kanabis sativa .
Lidhur me këtë ngjarje, në gjendje të lirë do të ndiqet edhe pasagjeri që udhëtonte me Mirjan Ndoin, emri i të cilit mësohet të jetë M. Ndokaj nga Vau i Dejës, i akuzuar për "mos bindje ndaj uniformave blu.