E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan/ arrestohen tre persona qe vodhen pjeset e nje shtylle te tensionit te larte

Sot në mesditë, Policia e Elbasanit ka arrestuar 3 persona që janë autorët e vjedhjes së një shtylle tensionit të lartë, në fshatin Kodrabujaras të komunës Tregan.

Sipas zëdhënëses së Policisë së qarkut, Valbona Begu, “Indrit Shehu, Klajdi Sulanjaku dhe Elton Poka, përkatësisht 26, 24 dhe 27 vjeç, të tre nga fshati Kuqan, akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë prerë me sende të forta dhe oksigjen, një shtyllë të tensionit të lartë në fshatin Kodrabujaras të komunës Tregan, me qëllim shitjen për skrap”.

Ndërsa ndaj tre të rinjëve u mor masa e arrestit me burg, materialet hetimore në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë së Rrethit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›