E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unifikimi i teksteve shkollore

Në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar, u mbajt Konferenca e Parë Mbarëkombëtare per unifikimin e teksteve shkollore në të gjithë trojet shqiptare dhe Diasporë. Në këtë konferencë morën pjesë gjuhëtarë, studiues dhe përfaqësues të komisioneve nga Shqipëria, Maqedonia, Malit të Zi.

Drejtori i Insitutit Rezart Gashi theksoi faktin e studimit të mundësive të përafrimit të teksteve shkollore.

Ndërkohë që kryetari i komisionit për Kosovën dhe Maqedoninë Skënder Skënderi vlerësoi punën e bërë që nga viti 2009. Në punimet e kësaj konference morën pjesë anëtarë të komisioneve qëndrore dhe zonale si dhe përfaqësues të ministrive të arsimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›