E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrësi hap sezonin turistik

Në qytetin e Durrësit është hapur zyrtarisht sezonin turistik per vitin 2010 ku kanë qenë të pranishëm drejtues te bashkise, prefektures dhe qarkut. Kryetari i Bashkise është shprehur i sigurtë se me masat e marra kete vit do te kete kushte me te mira per pushuesit dhe turistët ditorë.

"Pa dyshim masat e para, dhe më të rëndësishme që marrin cdo vit, është pastrimi i zonës së plazhit, gjithashtu promovimi që i kemi bërë qytetit të Durrësit në panairet e ndryshme që kemi marr pjesë, dhe njëkohësisht kalendari i përcaktuar i gjithë aktiviteteve kulturore që do zhvillojmë në këtë sezon veror. Unë mendoj që dhe këtë vit fluksi i turistëve do të jetë më i madh në Durrës, dhe me gjithë operatorët turistikë kemi organizuar një plan për një shërbim sa më cilësor dhe të kulturuar", tha Vangjush Dako, kryetar i Bashkisë Durrës.

Plazhi i Durresit ka nje gjatesi prej 3.2m km me nje siprfaqe te zones se reres qe shkon ne mbi 17 hektare duke qenë plazhi me i frekuentuar ne vend.Pas shqetësimit të vazhdueshëm të pushuesve për kushtet higjeno sanitare kryebashkiaku pa premtuar përmiërsimin e ndjeshëm të tyre për këtë sezon.

Aleks Kalemasi < I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›