E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strategjia e PS pas Strasburgut, paralajmërimi i Edi Ramës

"Ne nuk ndalemi, ne nuk zbrapsemi dhe se ne jemi te gatshem per perpjekje dhe sakrifica te reja ne rast se zgjidha nuk do te vije", u shpreh Rama mbremjen e se merkures, kur deklaroi dhe mbylljen e greves se urise. Meqenese darka e nje nate me pare nuk solli rezultatin e shumepritur atehere opozites do ti duhet te jete gati per te rinisur serish perpjekjet e saj me qellim hapjen e kutive.

Ne rastin me te keq per opoziten kur dy javet do kalojne pa asnje rezultat, opozita pritet te jete serish ne rruge. Protestat sipas zytareve te PS do te rinisin perseri, por kesaj radhe per rrezimin e qeverise dhe jo me per hapjen e kutive. Ne kete menyre opozita do te ndryshoje qellimin e protestave te saj duke u fokusuar teresisht ne arritjen e zgjedhjeve te parakohshme dhe jo ne transparencen e zgjedhjeve te kaluara. Gjithesesi ne kete pike qe jemi, koha punon kunder opozites me rritjen e temperaturave dhe ardhjen e stines se nxehte te veres, aksioni politik ashtu si cdo vit do te ule ritmet e tij, Parlamenti gjithashtu pritet qe shume shpejt te nise pushimet dhe mbylljen e sesionit parlamentar te ketij viti.

Alsat < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›