E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat e majta të mos bëhen kavie të “kutizmit”, sipas modelit të gazetarisë së presidiumit

Zëdhënësja e Partisë Demokratike ka dënuar sot zyrtarisht përdorimin që po u bën Edvin Rama mediave, e posaçërisht një tandemi që e ka nën kontroll, duke i shfaqur ato si modeli i shtypit të presidiumit. PD u ka bërë thirrje përfaqësuesve të medias të mos i nënshtrohen këtij presioni e të mos shndërrohen në kavie të “kutizmit”.Ja edhe deklarata e plotë e zëdhënëses Erla Mëhilli Ditët e fundit Edvin Kristaq Rama apo piktori që mburret se po nxin imazhin e vendit, në një akt të pashëmbullt në historinë e pluralizmit na shfaqi modelin e shtypit të presidiumit.Kështu Z.Rama realizoi këto ditë një atentat të vërtetë ndaj lirisë së shtypit.Përfaqësuesit e mediave që i kontrollon 24 orë në 24 i detyroi të zënë vend në presidium pranë tij në vënd të eksponentëve të Partisë Socialiste apo aleatëve të tij, ndërsa mediat e tjera , në trajtimin e tij cinik i la në plate duke iu dhënë përgjigjë me ngërdheshje të denja vetëm për armiqtë e fjalës së lirë.Partia Demokratike, themeluese e lirisë së mediave në Shqipëri dënon këtë qëndrim të pashembullt të Z.Rama të diskriminimit ekstrem të mediave.PD gjithashtu u bën thirrje mediave të lira të mos pranojnë “kutizmin”, për interesa të ngushta të një njëriu që mburret se po lyen me bojë të zezë imazhin e vendit të tij.Fjala e lirë, media e lirë merr fund nëqoftëse pranon të mbyllet në sunduqet apo kutitë e Edvin Kristaq Ramës dhe pasardhësve të tjerë të bllokut....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›