Durrësi me mijëra emra të rinj rrugësh

Gjatë këtij procesi të nisur një javë më parë, synohet të vendosen 2.145 tabela orientuese gjithsej, të cilat emërtojnë dhe orientojnë lidhur me vendndodhjen e 908 shesheve dhe rrugëve.
Duke u mbështetur në fotot ajrore që u realizuan nga ALUIZNI gjatë procesit për legalizimet në qytetin e Durrësit u evidentuan 598 rrugë, 307 rrugica si dhe tre sheshe. Ndërkaq në territorin e bashkisë ndodhet edhe një shëtitore si dhe një pjesë e superstradës Durrës-Tiranë.
Bashkia e Durrësit bën me dije se shumica e shesheve dhe rrugëve emërtohen për herë të parë, pas një konsultimi afro 2-vjeçar të këshillit bashkiak me specialistë të kësaj fushe. Bashkë me emrat e shenjtorëve të qytetit në antikitet dhe në mesjetë, janë të pranishëm emrat e hyjnive që nderonte qyteti si Afërdita, Gea, etj.
Toponimitë e hershme si Akropoli, Odeoni, Teatri antiK, Varosh, xhamia Fatih, Batllat apo Kallmi përbëjnë një grup emrash, ndërsa janë parashikuar edhe emrat e qyteteve antikë me të cilat Durrësi mbante lidhje tregtare si Tivari, Ulqini, Albanopoli, Klodiana, Asparagum, Butrinti, etj. Procedura e vendosjes së tabelave po realizohet me një fond nga Ministria e Brendshme, e cila po ndjek në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe zbatimin e projektit./Start/
2011-11-05 12:17