Aksidentoi një polic, arrestohet 21-vjeçari

Gjatë momentit të përplasjes, policia ka qenë duke udhëtuar me mjetin motor Honda 50 cc, pasi kishte përfunduar shërbimin.
Seksioni i Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 Tiranë, pas një pune hetimore në drejtim të identifikimit dhe të kapjes së autorëve, bënë të mundur dokumentimin ligjor të kësaj çështje duke bërë ndalimin e autorëve të dyshuar, shtetasin Jurgen Arben Nika, 21-vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Ndalimi i tij u bë për arsye se nga veprimet hetimore të kryera në vendngjarje më datë 06 Tetor 2011, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip benz ka aksidentuar për vdekje punonjësin e policisë shtetasin Ramazan Xhediku. Po ashtu, është ndaluar edhe pronari i automjetit tip Benz shtetasi Medin Sulejman Kosova, 49-vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se ka kryer veprime që kanë penguar zbulimin e së vërtetës duke fshehur gjurmët e veprës penale në automjetin e tij, duke mos kallëzuar në organet e ndjekjes penale këtë krim të ndodhur. /Start/
2011-11-05 14:13