E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurban Bajrami, Topi: Mundësi reflektimi të thellë

“Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë kudo që ndodheni, më lejoni që, në këtë ditë të shenjtë të kremtimit të Festës së Kurban Bajramit, në këtë moment simbol të shprehjes së flijimit dhe sakrificës së njeriut në emër të besimit të Zotit dhe të dashurisë për njeriun, t’ju shpreh urimet e mia më të mira e më të përzemërta!”, shkruan Topi.

“Kjo festë e madhe e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, vëllazërimit dhe paqes, i bekon të gjithë besimtarët shqiptarë me më shumë dashuri e respekt për njëri-tjetrin, me më shumë dëshirë e përkushtim për të shfaqur vlerat e mirësisë e të solidaritetit njerëzor, si dhe për të kryer vepra të dobishme në shërbim të vendit dhe të ardhmes së tij!”, shkruan më tej Presidenti.

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, shkruan gjithashtu në mesazh se “le të shërbejë kjo ditë e shenjtë e kalendarit islam si një mundësi reflektimi të thellë për të gjithë ne, për të rishikuar e vlerësuar harmoninë dhe tolerancën fetare, si vlerën më të arrirë të shoqërisë shqiptare, për të na mundësuar që të kapërcejmë të gjitha vështirësitë e të sotmes dhe realizuar të gjitha dëshirat dhe aspiratat e së nesërmes!” /Start/

                                                                                             2011-11-05 13:56
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›