E Enjte, 5 Nëntor 2026

Durrësi, mundësi për investimet sllovene në ekonomi dhe turizëm

TIRANË, 24 maj /ATSH/ Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako zhvilloi sot një takim me presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, në selinë e konsullatës së këtij vendi në Durrës.

Në këtë takim merrte pjesë edhe konsulli i nderit të Sllovenisë, Genci Likoskendaj.

Sako e njohu presidenten Nataša Pirc Musar me historinë e qytetit dhe resurset që ofron Durrësi sidomos në sektorin ekonomik dhe atë të turizmit duke qenë edhe destinacioni më i madh turistik i vendit.

Në takim u vu theksi edhe në rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe të atij turistik e kulturor midis dy vendeve.

Gjithashtu u bisedua për mundësinë e binjakëzimit midis qytetit slloven Kranj dhe Durrësit ndërkohë që Sako pranoi ftesën e presidentes për një vizitë zyrtare në Slloveni.

1 nga 12

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›