E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi ne Shkoder Ti leme debatet

Situata e rende ne Shkoder e cila po mban te mberthyer vemendjen e te gjitheve ka zhvendosur atje edhe autoritetet me te larta te vendit.UPDATE

Presidenti Bamir Topi ishte fillimisht ne hidrocentralin e Vaut te Dejes nga ku shkarkohet nje sasi e madhe e prurjeve te ujit. Presidenti Topi tha se kjo eshte e domosdoshme ne menyre qe sistemi te mbahet i sigurt.

Ndersa pas takimit me drejtuesit e Shtabit te Emergjences ne Shkoder presidenti Topi u beri thirrje banoreve te evakuohen pasi sic tha ai situata eshte nga me te veshtirat.

Kjo eshte nje situate e veshtire ndoshta nder me te veshtirat per Shkodren. Kjo situate po perballohet nga institucionet e shtetit nga policia nga ushtria nga mjeket dhe nga vete populli tha Topi.

Nje thirrje tjeter e presidentit ishte per politiken pasi sipas presidentit kjo nuk eshte kohe per debate por per solidaritet.

Ky moment sikurse ne cdo moment tjeter te veshtire kerkon maturi bashkepunim. I bej thirrje te gjitheve qe te jemi te gjithe bashke te mos hapim debate te panevojshme tha Topi.

Ne Shkoder ka qendruar gjate gjithe dites edhe kryeministri Sali Berisha. Ai inspektoi punimet e veshtira qe po behen per te rritur argjinaturen e Torovecit. Kryeministri e vleresoi situaten si te rrezikshme pasi megjithe perpjekjet per te ngritur argjinaturen me lart asgje nuk mund te parashikohet.

Duhet te nisim shpernguljen e njerezve pasi zona duhet te zbrazet sa me pare. Do te bejme te pamunduren per te mos demtuar argjinaturen dhe te mbajme situaten nen kontroll tha Berisha.

Kryeministri Berisha ishte edhe ne zonen e Gjadrit ku eshte qendra kryesore e furnizimeve me ushqime. Sipas te dhenave zyrtare ne Gjader ka sasi te konsiderueshme me ushqime dhe te mjaftueshme tani per tani per te furnizuar banoret e evakuuar dhe ata qe ende ndodhen ne zonat e permbytura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›