E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durresi pa uje. Nderrmarrja Banorer borxh 10- vjecar

Prej dy muajsh 100 familje në lagjen 8 të qytetit të Durrësit nuk kanë ujë të pijshëm. Banorët po përballen me një jetë të vështirë për shkak të mungesës së ujit, i cili është mëse i domosdoshëm në këtë periudhë me temperatura tepër të larta. Banorët shprehen se kanë investuar vetë për hapjen e kanaleve dhe vendosjen e tubacioneve të ujit të pijshëm, por para dy mujsh Ndërmarrja e Ujësjellësit e ka prerë furnizimin për shtëpitë që gjenden në kodrën pas spitalit.

Ndërmarrja e Ujësjellësit kërkon që banorët e kësaj zone të paguajnë ujin e pijshëm për një periudhë 10-12 vjeçare, periudhë për të cilën banorët  janë debitorë. Një pjesë e banorëve e pranojnë se nuk e kanë paguar rregullisht ujin e pijshëm, ndërsa një pjesë tjetër kanë qenë të  rregullt me pagesën e faturave të ujit.

Rritja e temperaturave e ka shtuar ankthin për këta banorë, të cilët përveç vështirësive ekonomike duhet të gjejnë një rrugë për sigurimin e ujit të pijshëm.

Aleks Kalemasi    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›