38 projektligje kohe e pamjaftueshme per procesin e integrimit

Fillimi i bisedimeve për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës varet nga vlerësimi pozitiv në progres raportin e këtij viti të Komisionit Europian. Në të njëjtën kohë për të marrë një vlerësim pozivit, legjislativi kosovar do të duhet të kalojë deri më 1 shtator, rreth 38 projektligje. Por për ligjvënësit kosovarë aprovimi i këtyre projektligjeve brenda këtij afati kohor është i pamundur.
“Kërkesa që të miratohen deri me 1 shtator këto projektligje është një kërkesë e dëshirueshme por e pamundshme. Ne jemi me vonesë sepse pikërisht ligjet kërkojnë një trajtim të veçantë ose 60 ditë me pas kur duhet të vijën në Kuvend. Te ne nuk kanë ardhur ligjet që t’i trajtojmë”-thotë Nait Hasani, deputet nga Partia Demokratike e Kosovës.
Deputetët e opozitës fajësojnë qeverinë e Kosovës, pasi sipas tyre, qeveria është përgjegjëse për kalimin e projektligjeve
“Deri me tani ne nuk e kemi as gjysmën e projektligjeve. Është faji i qeverisë dhe kuvendi nuk e ka asnjë përgjegjësi për këtë. Po ashtu nuk mundet kuvendi me mbajt seancë vetëm sa për të mbajtur me procedura të përshpejtuara”-u shpreh Ismet Beqiri, deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
”Kuvendi nuk është neglizhent. Kuvendi po punon, herë më shumë e herë më pak, mirëpo duhet ta dini që në masë të madhe për sa i përket ligjit, kuvendi është i varur nga qeveria”-thotë Visar Ymeri, shef i Lëvizjes Vetëvendosje.
”Barra e punës në raportin progress, pikë për pikë i bie qeverisë së Kosovës. Kuvendi patjetër që duhet të kryejë punën e vet edhe jemi duke kryer punën tonë, do të thotë që është duke i kryer punët me një dinamik shume më të madhe se herëve të tjera”-tha Donika Kada Bujupi, deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Qeveria e Kosovës deri më tani ka proceduar vetëm 11 projektligje, ndërsa Kuvendi i Kosovës ka miratuar shtatë rej tyre në katër muajt e fundit.
Sala Mustafa