Britani zgjerohet skandali i medias. Priten arrestime te tjera

Fotoja me e komentuar në Britani është pa dyshim ajo ku baroni i medias Rupert Murdoch shihet duke lexuar edicionin e fundit të një prej gazetave më të shitura, të cilën vetë e kishte mbyllur pak orë më parë në përpjekje për të evituar krizën. Në fakt përmasat e skandalit vazhdojnë të zgjerohen në Britaninë e Madhe, ndërsa rrezikon të prekë e politikën britanike, por dhe të ketë një kosto të rëndë për perandorinë mediatike të Murdoch.
Paraprakisht “The Times” bën të ditur se Skotland Yard do të ndërmarrë një seri arrestimesh . Bëhet fjalë për 3 policë e 9 gazetarë të cilët do të thirren për tu përgjigjur para drejtësisë . Para dy vitesh në pranga përfundoi korrespondenti i tabloidit të së dielës Clive Goodman e detektivi privat, Glenn Mulcaire. Atëherë policia deklaroi se bëhej fjalë për një rast të izoluar.
Zbulimi i një skandali me përmasa disa herë më të mëdha cënon tashmë dhe imazhin e policisë britanike. Nga ana tjeter Partia Laburiste bën thirrje që Murdoch të mos lejohet të blejë platformën me pagesë BSkyB.