E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës,kapet anëtari i Bandës së Lul Berishës

Arrestohet në qytetin e Durrësit 30 vjeçari Edmond Koçi, i njohur si anëtar i bandës së Lul Berishës, pas një operacioni të organizuar në bashkëpunim me forcat speciale RENEA. Sipas policisë, gjatë operacionit me emrin e koduar "Dara", në lagjen 16 të qytetit bregdetar, Koçi, i njohur më shumë me emrin Edmond Çekiçi, u orvat të qëllojë me pistoletë mbi policët e RENEA-s, por këta e bllokuan menjëherë. Koçi ishte shpallur në kërkim pasi më 19 tetor të vitit 2006, pas një grindjeje të çastit qëlloi me pistoletë dhe plagosi rëndë Kastriot Lamçen. Burimet saktësuan se fillimisht Prokuroria, e më pas Gjykata e rrethit, kishin nxjerrë urdhër-arresti si dhe kishin vendosur masën "arrest me burg" në mungesë ndaj Koçit për "vrasje të mbetur në tentativë". Forcat e policisë sekuestruan mbrëmë në cilësinë e provës materiale edhe pistoletën me 9 fishekë, me të cilët Koçi tentoi të qëllojë forcat speciale. Në dosjen e tij do të shtohet edhe akuza e "mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›