Minatorët,protestojnë para Kryeministrisë

Minatorët kërkojnë me ngulm pas muajsh të tërë protestash miratimin e statusit të tyre. Ata janë mbledhur sërish përpara kryeministrisë, duke i kërkuar kreut të qeverisë të marrë në shqyrtim p/ligjin e dërguar prej vitesh në tryezë. Me kalimin e këtij drafti minatorët shpresojnë të zgjidhin dy nga çështjet më thelbësore, moshën e daljes në pension dhe rritjen e masës së pensionit. Në këtë tubim të radhës minatorët janë mbështetur edhe nga LSI-ja, e cila nga ana e saj ka dërguar në kuvend një p/ligj për statusin e minatorëve, që gjithashtu nuk është marrë ende në shqyrtim. Pas më shumë se një viti proteste dhe pas zhvillimit të një greve të gjatë urie, minatorët nuk kanë arritur ende të priten nga qevëria për të diskutuar dhe parashtruar kërkesat që kanë për përmirësimin e gjendjes së tyre ekonomike dhe mirëqënies sociale.