E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrsakët kremtojnë Ditën e Ujit të Bekuar

 Me qindra besimtarë kanë marrë pjesë sot në ceremoninë e hedhjes së kryqit në ujë, në Ditën e Ujit të Bekuar në Durrës. Në bregdetin e qytetit, shtatë persona janë hedhur në ujin e basenit të portit për të pritur hedhjen e kryqit nga prifti At Spiro Tola.

Këtë vit, kryqi është kapur nga 21-vjeçari Fatjon Bushi nga qyteti i Durrësit, i cili i uroi të gjithë besimtarët e krishterë për festën.

Ceremonia e kësaj dite të shenjtë, si çdo vit, edhe sot filloi herët në mëngjes në kishën e qytetit. Pas kësaj, besimtarët u nisën me kryqin në dorë për në portin e Durrësit, ku kryhet edhe hedhja simbolike e kryqit.

Ceremonia u krye në breg të kalatës nr.5, ku ujërat janë të thella, ndërsa temperatura e ujit arrinte deri në 5 gradë. / Mark Brunga

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›