Durrsaket mbeshtetje Oketes per largimin nga PD
Deklarimi publik i deputetit te Durresit Gazmend Oketa per largim nga grupi parlamentar i Partise Demokratike ka gjetur mbeshtetje te shume qytetare durrsake qe e kane pershendetur nismen e paralajmeruar te krijimit te nje force te re ne te djathten shqiptare. Qe ne 2005-n Oketa spikati si nje figure politikani ndryshe nga ajo e zakonshmja me te cilen jane mesuar rendom qytetaret shqiptare. Qetesia dhe kuraja qytetare qe e kane karakterizuar ne veprimtarine e tij politike dhe ekzekutive jane vleresuar duke bere per vete dhe mjaft qytetare me bindje te tjera politike apo edhe ata qe kane qendruar jashte pozicionimit partiak. Pervecse ne rrethet intelektuale ne tryezat e bisedave dhe ato familjare edhe ne faqen personale te Oketes ne rrjetin social Facebook jane te shumte ata qe e komentojne dhe e pergezojne deputetin 43-vjecar ish-minister i Mbrojtjes per vendimin e marre dhe kurajen per ti thene gjerat ashtu sic jane larg dogmave partiake dhe rezultateve shkelqyese te nje politike te deshtuar qe kerkon ta shese veten ashtu si nuk eshte. Pergezime per zgjedhjen. Nuk te ka munguar kuraja qytetare dhe kthjelltesia ne vendimmarrje. Ne te vertete nuk rrihet ne ate batak qe eshte bere tashme partia e endrrave te zhgenjyera Nuk je vetem me ke pas Te lodhur nga kjo politike megalomane me ne fund nje rreze shprese. Suksese te metejshme ne te mire te Shqiperise se po na merr lumi Urime per kurajen virtyt i nje njeriu te ndershem. Menefregizmi dhe miresia e qytetarise durrsake na ka kushtuar pak si shume por durrsaket ju duan se duan nje jete te ndershme dhe demokratike Z. Gazmend vazhdoni ne rrugen qe keni nisur. Ke perkrahjen e diaspores ne kete rruge te progresit qe po kerkon. Ka ardhur koha qe brezi yt ta beje Shqiperine e cila ne 20 vjet demokraci ka ecur me hapat e breshkes. Mjaft me me slogane dhe salizma por ka ardhur koha per pune konkrete Ju pergezoj dhe partia e re qe do te krijoni na jep shprese. Shpresoj te jeni ju Kryeminister dhe partia juaj e re mazhorance se atehere besoj se do te filloje demokracia e vertete per Shqiperine Ne 2013-n vota ime eshte per ju Do te desha shume qe sot ne Shqiperi te kishte me shume Gaz Oketa. Kjo na jep shprese se Shqiperia ka djem te zote dhe te ndershem qe duan qe ky vend te behet. Faleminderit Gaz djali qe na ktheve shpresen etj.