Topalli Trashegimtaret e komunisteve te kerkojne falje
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli perdori dje perkujtimin e masakres se 26 shkurtit te vitit 1951 per te kritikuar indirekt rivalet politike te PD-se qe ne gjuhen e lidershipit te kesaj partie quhen edhe trashegimtaret e komunisteve. Duke ju referuar dites kur regjimi komunist ekzekutoi njerez te pafajshem duke i quajtur pergjegjes per venien e bombes ne ambasaden sovjetike Topalli theksoi se ne 100-vjetorin e Pavaresise kujtimi i kesaj ngjarjeje merr nje vlere reflektimi edhe me te larte. Shfrytezoj rastin per te bere nje ftese te sinqerte per te gjithe ata qe jane pjese e trashegimise se kesaj dhune te kerkojne te falur. Si shoqeri ne duhet te kerkojme te falur. Te gjithe ne duhet te kerkojme te falur. Vetem kur te kerkojme te falur dhe te kemi nje reflektim te thelle ndoshta do te jete pak me i lehte kujtimi i kesaj dite - deklaroi Topalli. Sipas saj te gjitha ngjarjet e hidhura te komunizmit duhet te kujtohen duke i mbyllur rrugen cdo lloj tentative qe mund te sillte perseritjen e tyre. Kryetarja e Kuvendit theksoi se kjo kujtese ndaj kesaj dite do te institucionalizohej edhe permes nje seance plenare. Ne javen e ardhshme e kemi per detyre qe ne seancen plenare te perkujtojme kete dite te nje krimi makaber qe shqiptari e beri kunder shqiptareve thjesht dhe vetem sepse nuk pranonin sistemin nuk pranonin dhunen donin lirine dhe ishin te drejtuar drejt Perendimit - theksoi Topalli. Sipas saj nje ngjarje tjeter qe duhej te kujtohej ne kete 100-vjetor ishte edhe ajo e pushkatimit te grupit te deputeteve te vitit 46. Ne kete 100-vjetor sigurisht qe reflektimi merr nje vlere me te madhe per kete ngjarje dhe per shume ngjarje te tjera. Kete reflektim e bej une e bejne koleget e mi besoj do e beje dhe media dhe te gjithe ata qe e duan ne thellesi te shpirtit lirine dhe vlerat e Perendimit - theksoi kryeparlamentarja.