E Shtunë, 31 Tetor 2026

Junajted e Çelsi, kampionë në borxhe

Mançester Junajted dhe Çelsi luajnë në finalen e Moskës për prestigj, por edhe për para. Në fakt, sipas britanikes "The Guardian", dy klubet së bashku kanë 1 miliard e gjysmë sterlina borxhe. E përkthyer ndryshe: afro 2 miliardë euro. Gazeta shpjegon se 736 milionë sterlina i ka borxh Roman Abramoviç, ndërsa 764 "Djajtë e Kuq". Te Çelsi borxhet janë krijuar nga shpenzimet dhe taksat mbi lojtarët e blerë, ndërsa te Junajted shkaktare janë borxhet që familja Glejzër ka nëpër banka.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›