Hoze Murinjo: Do të punoj në Itali
Edhe pse Masimo Morati ka konfirmuar besimin te trajneri Mançini, pas fitimit të titullit kampion, nga Anglia vijnë zëra që flasin për të kundërtën. Hoze Murinjo, i etiketuar si drejtuesi i ri i stolit zikaltër ka deklaruar për "Observer", se vitin e ardhshëm do punojë në Itali. Tekniku portugez ka shpjeguar se e ardhmja e tij do të mësohet së shpejti. "Do të filloj punë me një skuadër italiane, por vetëm javën e ardhshme mund të flasim me siguri", tha Murinjo.