E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, Alarm për verdhëzën, 5 fëmijë të prekur

Raste të fëmijëve të prekur nga Hepatiti A, gjatë ditëve të fundit kanë sjellë një gjendje alarmi në qytetin e Beratit, ku po dezinfektohen shkolla kopshte dhe çerdhe. Në dy ditë u shënuan 5 raste të fëmijëve të prekur nga virus ii verdhëzës. 

BERAT- Berati ndjehet këto ditë nën kërcënimin e një epidemi të mundshme të sëmundjes së verdhëzës, sëmundje e cila më së shumti prek më të vegjlit. Rasti me Hepatitin A janë shtuar ndjeshëm në dy ditë, duke sjell alarm tek instancat shëndetësore të këtij qyteti, tre fëmijë me verdhëz u zbuluan këtë të ejnte në çerdhes e lagjen “Donika Kastrioti” në qytetin e Beratit, ndërsa dy fëmijë të tjerë u shtruan në spital nga rrethinat.
Drejtoria e Shëndetit publik jep alarmin se sëmundja epidemike shkaktohet si pasojë e ndotjes së ajrit në zonën e banuar ku jetojnë të prekurit,. Mungesa e higjienës në familje por edhe kontakti i afërt me personat e prekur.
Uji në këtë rast nuk ka pasur asnjë ndikim, pasi mbas analizave laboratorike ai ka rezultuar i pa ndotur.
Për të parandaluar një përhapje të mundshme të sëmundjes të rrezikshme, e cila le pasoja tek të prekurit në rast të neglizhimit të saj po merren masa që të gjitha ambientet e shkollës, kopshteve dhe çerdheve te dezinfektohen. Po kështu familjet e kësaj lagjeje janë vënë në dijeni për masat që duhet të marrin për parandalimin e sëmundjes. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›