Erion Veliaj krijon sot partinë G99. Do hyjë në zgjedhje
Partia e re, G99 do të jetë një rivale e partive të vjetra politike në 28 qershor. Pas themelimit të saj si forcë politike, G99 do të regjistrojë edhe kandidatët e saj për deputetë në KQZ dhe do të zhvillojë fushatën elektorale.
TIRANE- G99 do t’u shtohet që prej ditës së sotme radhës së gjatë të partive politike. Ky grupim, që drejtohet nga Erion Veliaj, merr sot zyrtarisht formën e një partie politike, për të qenë gati për garën e 28 qershorit 2009. Veliaj kishte njoftuar që më parë për kthimin e lëvizjes G99 në një parti politike, në mënyrë që në këto zgjedhje të qershorit 2009, sipas Kodit të Ri Zgjedhor, të ketë mundësi të garojë “për t’i dhënë fund tranzicionit, për të sjellë më të mirat në shërbim të publikut dhe për të dhënë kontributin tonë në demokratizimin e demokracisë”. Të gjithë anëtarët e Asamblesë së G99 do të firmosin sot, në hotel “Tirana International”, themelimin e G99. Dokumenti me firmat së bashku me statutin e partisë do të dërgohen për regjistrim në Gjykatën e Tiranës. Veliaj ka sqaruar se kjo parti nuk do të bëjë aleanca me politikanët e vjetër, por do të afrojë rreth saj shumë të rinj, të cilët mund të ndryshojnë vendin dhe të ringjallin shpresën dhe besimin e humbur tek shqiptarët. Kjo parti e re synon që të dalë me kandidatët e saj në të gjithë vendin, në pritje të një rezultati të mirë në zgjedhjet e afërta parlamentare. Gjatë kësaj periudhe, Veliaj dhe lëvizja që ai ka drejtuar dhe që sot merr emrin parti politike, janë afruar me të majtën, por ende nuk është bërë e ditur ndonjë marrëveshje me partinë më të madhe të opozitës, Partinë Socialiste, megjithëse Veliaj është etiketuar si një bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës. Ndoshta, forca më e re politike pret që të masë forcat e saj përballë partive më të vjetra. Veliaj pritet të jetë një nga kandidatët për deputetë në kryeqytet. Ai është shprehur edhe më parë në intervistat për median, se Kodi i ri Zgjedhor tashmë është i përshtatshëm për të lejuar konkurrimin e lirë. Ndërsa, ka shprehur angazhimin se G99 do të ruajë votat e shqiptarëve, në mënyrë që ato të shkojnë për atë subjekt që e meriton dhe që ka besimin e tyre.
(s.g/GSh/BalkanWeb)