E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli Bashkiak, më 3 shkurt mbledhje për buxhetin

Kjo mbledhje e këshillit është vendosur me kërkesë të grupit të këshilltarëve të subjektit politik Partia Socialiste. Mbledhja e të martës është e treta, pasi Këshilli Bashkiak rrëzoi dy herë pr/buxhetin e Tiranës për 2009. 

TIRANE- Këshilli Bashkiak ka përcaktuar datën 3 shkurt, si ditë mbledhjeje për miratimin e buxhetit të 2009-ës. Kjo mbledhje e këshillit është vendosur me kërkesë të grupit të këshilltarëve të subjektit politik Partia Socialiste, bazuar në ligjin Nr.8652, datë 31.07.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore". Pas mbledhjes së 12 janarit ku u rrëzua për herë të dytë buxheti i Bashkisë së Tiranës për këtë vit, këshilli ka vendosur që të martën që vjen të bëhet edhe mbledhja e tretë për buxhetin. Ndërkaq, nëse nuk votohet as këtë herë, rrezikohet qeverisja e Tiranës, pasi duhet që Këshilli Bashkiak të shpërndahet. Por për t'u mos rrezikuar, kryetari i këshillit, Sokol Dervishaj ka bërë thirrje që Bashkia të paraqesë informacionet e kërkuara nga këshilltarët, në mënyrë që problemet që janë ngritur për këtë buxhet të sheshohen. "Bazuar në ligjin Nr.8652, datë 31.07.2000 'Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore', Organi Ekzekutiv të marrë masa të paraqesë në këshill informacionet e kërkuara në mbledhjen e kryesisë së këshillit dhe përfaqësuesit të Organit Ekzekutiv, datë 26.01.2009", - është deklaruar në shkresën që ka shpërndarë Dervishaj. Dita e martë do jetë decizive për Bashkinë e Tiranës, sepse për miratimin e buxhetit i duhen patjetër votat e këshilltarëve të LSI-së, nëse ende PS nuk kanë bërë marrëveshje me këshill-tarët e PD-së.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›