Dy Koretë: Veriu anulon marrëveshjet me Jugun

Media koreanoveriore thotë se vendi i ka anuluar të gjitha marrëveshjet politike dhe ushtarake me jugun, duke thënë se Seuli i ka çuar të dy vendet në buzë të greminës.
Agjencia qendrore koreanoveriore e lajmeve tha po ashtu se është anuluar edhe marrëveshja e pajtimit, ndalimit të agresionit, bashkëpunimit dhe shkëmbimit mes dy Koreve.
Po ashtu, sipas njoftimit të sotëm, Veriu ka deklaruar se ka quajtur të pavlefshme një vijë kufitare në Detin e Verdhë, e cila ishte përcaktuar nga një komando e OKB-së nën drejtimin e SHBA-së, në fund të Luftës së Koresë. Të dy vendet zhvilluan përleshje vdekjeprurëse në kufirin e tyre detar në vitet 1999-2002.
Raporti i Koresë së Veriut ja atribuon këto deklarata një komiteti që merret me marrëdhëniet mes dy Koreve, Komiteti për Ribashkimin Paqësor të Koresë. Ky komitet citohet të ketë thënë se nuk ka arsye që veriu t'i respektojë këto marrëveshje, sepse jugu, siaps tij, i ka reduktuar ato në "dokumente që nuk ekzistojnë”.
Ministria e Bashkimit e Koresë së Jugut tha se do të bëjë po sot një deklaratë në përgjigje të raportit të Koresë së Veriut.//lk