E Diel, 1 Nëntor 2026

Çështja Blagojeviç: Senati i Ilinoit voton për largimin nga posti

Senati i shtetit Ilinoi e dënoi Guvernatorin Rod Blagojeviç për abuzim të pushtetit. Ligjvënësit votuan njëzëri për largimin e tij nga zyra, nën akuzat se u përpoq të shiste vendin bosh të zotit Obama në Senat, pasi ai fitoi zgjedhjet presidenciale. 

Blagojeviç, 29 Janar 2009Dje, ligjëvënësit po ashtu votuan me 59 voto pro dhe asnjë kundër, për ta ndaluar përgjithmonë zotin Blagojeviç që të shërbejë në një zyre publike në atë shtet. Ky hap pasoi gjykimin për largimin e tij nga pushteti, që zgjati katër ditë.

Zëvendës Guvernatori Patrik Kuin bëri betimin, duke e zëvendësuar menjëherë zotin Blagojeviç. Më pas, Guvernatori Kuin tha se "i erdhi fundi përvojës së hidhur,"një deklaratë që u duartrokit fuqishëm nga ligjëvënësit.

Zoti Blagojeviç më pas tha se ndjehej i dëshpëruar, por jo i befasur me rezultatin e votimit dhe u betua se do të përpiqet për pastrimin e emrit e tij.

Presidenti Obama bëri një deklaratë në orët e vona të mbrëmjes, duke thënë se largimi i zotit Blagojeviç i jep fund asaj që ai e quajti "një ngjarje e dhimbshme për shtetin e Ilinoit.”//lk

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›