E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy Koretë ulin shkallën e alarmit

Agjencia koreanojugore e lajmeve “Yonhap”, raporton se ka sinjale që ushtria e Koresë së Veriut ka ulur shkallën e alarmit për trupat e saj kufitare.

Kjo lëvizje e Veriut është ndjekur edhe nga trupat koreanojugore dhe amerikane të dislokuara në kufirin mes dy vendeve.

Megjithëse lajmet e transmetuara në media janë tepër shpresëdhënëse, akoma nuk ka deklarata zyrtare si nga Veriu ashtu edhe nga Jugu.

Viti i kaluar u karakterizua nga tensione të larta mes dy shteteve. Gjatë muajit prill, një anije koreanojugore me 46 marinarë u mbyt në ujërat e Detit të Verdhë, teksa në me 23 nëntor Veriu bombardoi një ishull koreanojugo duke vrarë katër persona.

/Start/F.P/

                                                                                             2011-01-07 18:14
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›